Broja i keqardhur: Dua të jem lideri i Kombëtares, penalltia e Manajt? E gjuajti shumë…

Data

Në prononcimin e dhënë pas ndeshjes për “Supersport”, Broja deklaroi se kjo ishte një mundësi e humbur për kuqezinjtë të cilët i kishin të gjitha mundësitë për të marrë fitoren.

Sa i përket penalltisë së Manajt ai u shpreh se gjuajti shumë mirë por e priti portieri.

“Serbia është ekip i vështirë, shumë fizik. Kishim disa raste për të shënuar. Kishim edhe një moment shumë të madh nga penalltia. Në pjesën e dytë u futëm disi të mërzitur, por luajtëm më mirë.

Nuk kanë bërë shumë aksione, patën raste nga krosat. Luajtëm më mirë se ata, me këtë paraqitje duhet të merrnim 3 pikë. Na mungoi vetëm goli. Kemi bërë gjithçka mirë. Kemi pasur shumë raste, kemi goditur portën. Na mungoi vetëm goli sot, kemi pasur shumë raste shënimi. 

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related