Korrupsioni në ‘Universitetin e Elbasanit’/ Gjykata merr vendimin për pedagogët dhe sekserin, ja masat që u morën

Data

Gjykata Elbasan ka nxjerrë nga qelia 6 pedagogët e Universitetit ‘Aleksandër Xhuvani’, duke caktuar ndaj tyre masën e sigurisë detyrim paraqitje, ndërsa la në burg sekserin. Ndërsa një tjetër pedagog është ende në kërkim.

Ndërkohë mësohet se për pedagogët, Gjykata e Elbasanit i ka çuar dosjen SPAK-ut. Pedagogët akuzohen se kanë shpërdoruar detyrën duke kaluar në mënyrë të parregullt në provime një studente 31 vjeçare, me qëllim për të përfituar shuma parash të cilat i ka marrë sekseri Gazment Hodaj. Gjatë kontrollve raportohet se u gjetën dhe u sekuestruan tezat e provimeve të studentes. Ndërkohë 7 pedagogët e Universitetit të Elbasanit janë pezulluar nga detyra.

Pedagogët

Ornela Bilali, Lënda: Arti dhe krijimtaria në fëmijërinë e hershme.

Zyhra Gripshi, Lënda: Puna me familjen dhe komunitetin.

Adrian Shingjergji, Lënda: Edukimi motorrik dhe lojërat lëvizore.

Beatriçe Gani, Lënda: Të mësuarit nëpërmjet lojës.

Florinda Tarusha, Lënda: Filozofi e edukimit.

Monika Hodaj, Lënda: Edukim gjinor ne fëmijërinë e hershme.

Gazment Hodaj, sekseri

8- Edlira Gugu, pedagoge në lëndën: Letërsi për fëmijë (E shpallur ne kerkim)

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related