Britani/ 28-vjeçari shqiptar gjendet i vdekur në Leicester, dy persona nën hetim për vrasje

Data

Një 28-vjeçar shqiptar është gjetur i plagosur rëndë në një rrugë të qytetit Leicester, në Britaninë e Madhe, dhe më pas është shpallur i vdekur në vendngjarje.

Policia e Leicestershire e ka identifikuar viktimën si Ervin Lita, i njohur edhe me emrin Ervin Axhami.

Sipas autoriteteve, shërbimet e emergjencës u njoftuan rreth orës 06:58 të mëngjesit të së dielës, pasi ekipet e ambulancës gjetën të riun në gjendje të rëndë në Compton Road.

Pavarësisht përpjekjeve të personelit mjekësor për ta mbajtur në jetë, 28-vjeçari u shpall i vdekur në vendngjarje.

Në kuadër të hetimeve, policia arrestoi dy persona, të moshave 36 dhe 27 vjeç, nën dyshimin për përfshirje në vrasje.

Të dy u liruan më pas me kusht, ndërsa hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes vijojnë.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related