Ka kryer dëme më shumë se ata që janë sot në burg”/ Vokshi bën denoncimin e fortë, kush është ish-ministri që mori tender 320 ml lekë para tre ditësh

Data

Kryetarja e Komisionit Hetimor për dy koncesionet në shëndetësi, deputetja e Rithemelimit Albana Vokshi ka denoncuar se ish-ministri Ilir Beqaj ka marrë një tjetër tender para tre ditësh.

Në një pronocim për mediat, pas dështimit të mbledhjes së komisionit hetimor, Vokshi u shpreh se ky tender është me vlerë 320 milionë lekë.

Vokshi thekson se Ilir Beqaj ka shkaktuar më shumë dëme sesa ata që janë sot në burg.

“Qëllimi jonë është që ndihmojmë edhe SPAK. GJKKO e ka kthyer mbrapsht dosjen në SPAK për të thënë heto Ilir Beqajn, sepse Beqaj ka rol shumë herë më të madh dhe ka shkaktuar dëm shumë herë më të madh sesa ata që janë në burg.

Ndërkohë Ilir Beqaj shëtit nga mëngjesi në darkë në gjithë rrugët e Tiranës dhe vazhdon merr tendera.

Para tre ditësh Ilir Beqaj ka marrë tenderin e radhës me INTECH plus, 320 milionë lekë”, tha Vokshi.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related