Bordi i Transparencës rrit sërish çmimet e karburanteve

Data

Bordi i Transparencës ka vendosur një rritje të re të çmimeve të karburanteve në vend, duke reflektuar luhatjet në tregjet ndërkombëtare të energjisë.

Sipas vendimit të marrë në mbledhjen e datës 30 prill 2026, çmimi i gazoilit (naftës) është rritur në 208 lekë për litër për shitjen me pakicë, nga 206 lekë që ishte më parë. Ndërsa çmimi me shumicë është përcaktuar në 196 lekë për litër.

Edhe benzina ka pësuar ndryshim, duke u vendosur në 185 lekë për litër në shitje me pakicë dhe 173 lekë për litër me shumicë.

Vendimi hyn në fuqi sot në orën 13:00 dhe do të mbetet në zbatim deri në mbledhjen e radhës së Bordit, ku pritet një rivlerësim i situatës së tregut.

Autoritetet kanë paralajmëruar operatorët e tregut të hidrokarbureve se zbatimi i çmimeve të përcaktuara është i detyrueshëm. Në rast shkeljesh, do të merren masa administrative, që mund të shkojnë deri në pezullimin e aktivitetit.

Institucionet përgjegjëse, përfshirë Ministrinë e Ekonomisë, Ministrinë e Financave dhe Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë, kanë theksuar se mbeten të angazhuara për mbrojtjen e konsumatorëve dhe garantimin e konkurrencës së ndershme në treg.

Sipas sqarimit zyrtar, çmimet aktuale mbeten brenda kufijve të përcaktuar nga Akti Normativ nr. 1, datë 3 prill 2026, çka do të thotë se akciza vijon të aplikohet në masën e plotë prej 100%.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related