Një aksident tragjik ka ndodhur në provincën Gauteng të Afrikës së Jugut, ku një autobus shkollor është përplasur me një kamion, duke shkaktuar humbjen e jetës së 13 fëmijëve.
Sipas raportimeve, një minibus që transportonte nxënës drejt shkollave fillore dhe të mesme në zonën jugperëndimore të Johanesburgut u përplas me një kamion rreth orës 07:00 të mëngjesit. Fillimisht raportohet se 11 fëmijë ndërruan jetë në vendngjarje, ndërsa dy të tjerë humbën jetën më vonë në spital si pasojë e plagëve të rënda.
Dëshmitarë okularë kanë deklaruar se minibusi tentoi të parakalonte automjetet e ndaluara në rrugë, moment në të cilin u përplas ballë për ballë me kamionin që po vinte nga drejtimi i kundërt.
Autoritetet kanë nisur hetimet për të zbardhur plotësisht shkaqet e aksidentit, ndërsa ekipet e emergjencës kanë qenë të pranishme për ndihmën mjekësore dhe menaxhimin e situatës. Ngjarja ka tronditur opinionin publik dhe ka rikthyer vëmendjen te siguria në transportin e nxënësve.
