Intervista e katërt e Arben Ahmetajt/ Ish-zv.kryeministri ‘hap letrat’ këtë të enjte, me denoncime të reja

Data

Ish-zv.kryeministri Arben Ahmetaj pritet të japë këtë të enjte intervistën e tij të katërt publike, ku sipas burimeve do të bëjë denoncime të reja dhe të forta ndaj qeverisë ku ka qenë pjesë për disa vite.

Në intervistat e mëparshme, Ahmetaj ka ngritur akuza për afera në institucionet shtetërore, denoncime që më pas janë reflektuar edhe në hetime penale. Këto deklarata kanë sjellë reagime të forta politike dhe kanë rikthyer në vëmendje përplasjet brenda ish-mazhorancës.

Ndërkohë, në nëntor të vitit të kaluar ka nisur gjykimi ndaj Ahmetajt për një çështje penale që lidhet me privatizimin e një parcele toke në zonën e 5 Majit, ku ai akuzohet për shpërdorim detyre. Po ashtu, ai pritet të përballet edhe me një çështje të dytë penale, që lidhet me akuzat për korrupsion dhe pastrim parash.

Intervista e së enjtes pritet të sjellë zhvillime të reja dhe të hapë një tjetër kapitull polemikash në skenën politike.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related