Bonus fundviti jo vetëm për pensionistët/ Ja 10 kategoritë e tjera që do të përfitojnë

Data

Nuk janë vetëm të moshuarit, ata që përfitojnë shpërblim nga qeveria në fundvit, por edhe shumë kategori të tjera që trajtohen me pension nga shteti, të cilët do të mund të marrin në datën 8- 31 dhjetor bonus 10 ose 15 mijë lekë.

Gjithashtu, nuk do të jetë vetëm shuma mujore e pensionit, faktori përcaktues në vlerën e bonusit. Vendimi i qeverisë ka edhe përjashtime. Në Fletoren Zyrtare është zbardhur dhe ka hyrë në fuqi vendimi për shpërblimin e fundvitit, i cili s’ka pse të tërhiqet me patjetër brenda këtij muaji në datën e paracaktuar me grafik si çdo vit. Ai është i vlefshëm deri në gjysmë të vitit

Të drejtën për të përfituar shpërblimin në masën e përcaktuar sipas pikave 1 e 2 të këtij vendimi, e kanë edhe ata persona që kanë datë të fillimit të përfitimit, deri në datën 31.12.2024, duke përfshirë edhe këtë datë dhe kanë të drejtë të marrin vetëm një herë këtë shpërblim, pavarësisht se mund të përfitojnë më shumë se një përfitim.

Ky vendim i ka kushtuar qeverisë thuajse 10 miliardë lekë, por kjo e fundit është dakordësuar për të marrë përsipër vetëm një të tretën, pasi 3.6 miliardë do të përballohen nga fondi i kontigjencës për bonusin e pensionistëve, 2.4 miliardë të tjera do të merren gjithashtu nga arka e Sigurimeve Shoqërore, nga fondi për indeksimin e pensioneve dhe 3.7 miliardë lekë do të derdhë vetë qeveria nga buxheti i planifikuar për Sigurimet Shoqërore për vitin 2024.

Vendimmarrja e qeverisë parashikon dyfishimin apo trefishimin e shpërblimit për pensionistët, çka e ka detyruar atë të bëjë rishikimin e fondit të kahershëm prej 3,7 miliardë lekësh me rritje duke nisur nga ky muaj. Nëse mban premtimin për të vijuar me të njëjtin ritëm shpërblimesh, edhe në buxhetin e vitit të ardhshëm, zëri i bonusit duhet të rishikohet në rritje. Po ashtu, buxheti 2025 duhet të ndryshojë për të reflektuar edhe paratë për bonusin e premtuar të pranverës, zë që nuk është i parashikuar në buxhetin e vitit pasardhës. Në Shqipëri jetojnë 791,257 pensionistë.

Referuar të dhënave nga Instituti i Sigurimeve Shoqërore në dhjetë vite pensioni mesatar në qytet është rritur me 4,158 lekë dhe në fshat 3,586 lekë. Në dhjetë vitet e fundit qeveria ka shpërndarë çdo fundvit bonus nga 3 deri në 5 mijë lekë për pensionistët. Vendimi u bë me dije vetëm dy ditë më parë nga ministri i Ekonomisë, Blendi Gonxhe, i cili nënvizoi se ky është fondi më i madh ndonjëherë dhënë për këtë kategori.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related