DETAJE nga aksidenti në aksin Elbasan-Peqin, vdesin nënë e bir, 5 të plagosur

Data

Aksidenti në rrugën Elbasan-Peqin ka përfunduar me një bilanc tragjik, ku dy persona humbën jetën ndërsa 5 të tjerë u plagosën.

Ngjarja e rëndë u regjistrua në orët e para të mëngjesit të kësaj të diele në fshatin Bishqem. Në aksident u përfshi një furgon pasagjerësh dhe një makinë tjetër tip benz.

Policia njofton se si pasojë e përplasjes kanë humbur jetën drejtuesi i automjetit tip “Benz” shtetasi K. Sh., dhe shtetasja F. Sh., 55 vjeçe, pasagjere në këtë automjet. Ata janë nënë e bir.

“Mëngjesin e sotëm, në aksin rrugor “Elbasan-Peqin”, në fshatin Paulesh, furgoni që drejtohej nga shtetasi A. B., 44 vjeç, është përplasur me automjetin tip “Benz”, me drejtues shtetasin K. Sh.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related