Besfort Lamallari reagon pas incidentit në Dhërmi: “Ta gëzosh gjobën, provoje përsëri të bësh aventura”

Data

Ministri i Punëve të Brendshme, Besfort Lamallari, ka reaguar ashpër pas incidentit të regjistruar në Dhërmi, ku një mjet lundrues hyri në perimetrin e sigurisë së pushuesve, duke rrezikuar qytetarët në plazh.

Përmes një reagimi publik, Lamallari deklaroi se nuk do të ketë asnjë tolerim ndaj personave që shkelin rregullat e sigurisë në zonat bregdetare gjatë sezonit turistik.

“Për ‘trimat’ si ky në Dhërmi, që sfidojnë perimetrin e sigurisë në plazhe dhe rrezikojnë jetën e pushuesve, nuk do të ketë asnjë tolerim. Ta gëzosh gjobën 5 milionë lekë të vjetra dhe provoje përsëri të bësh aventura të tilla”, u shpreh ministri.

Sipas tij, strukturat e Policia e Shtetit do të monitorojnë vazhdimisht të gjithë vijën bregdetare, nga veriu në jug të vendit, për të parandaluar shkeljet dhe për të garantuar sigurinë e pushuesve.

Lamallari bëri të ditur se Njësia e Posaçme Detare e Policisë së Shtetit do të kryejë kontrolle të pandërprera nga Velipojë deri në Ksamil, me fokus identifikimin dhe ndëshkimin e mjeteve lundruese që hyjnë në hapësirat e ndaluara apo krijojnë rrezik për qytetarët në plazhe.

Autoritetet kanë paralajmëruar masa të shtuara sigurie dhe gjoba të forta gjatë gjithë sezonit veror për shkelësit e rregullave të lundrimit.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related