Pavlo Zhilin është një oficer rekrutimi që kërkon ushtarë për ushtrinë e Ukrainës, por kur ai dhe patrulla e tij dolën në rrugët e Cherkasy, burrat shpesh i devijonin në mënyrë që t’i shmangin ata. E teksa shënohen pothuajse 2 vjet pas luftës së Rusisë në Ukrainë, nuk ka më asnjë vërshim vullnetarësh për në vijën e parë.
Shumica e atyre që donin të luftonin kanë humbur jetën, ose janë të plagosur ose janë ende të mbërthyer në front duke pritur që të çlirohen nga rekrutët e rinj. Në qytetin qendror të Cherkasy, si kudo tjetër, gjetja e tyre nuk është e lehtë tani që shpërthimi i parë i entuziazmit dhe energjisë është zbehur.
Historia e Pavlos
“Nuk e kuptoj. Njerëzit janë rreth e qark, sikur lufta është diku larg. Por ky pushtim është në shkallë të plotë në vend dhe duket sikur njerëzve kjo nuk ju intereson. Ne kemi nevojë që të gjithë të mblidhen si në ditën e parë. Të gjithë ishin të bashkuar atëherë, si vëllezër”, thotë Pavlo.
Në moshën 24-vjeçare, Pavlo ka sakrifikuar shumë për vendin e tij. Ai u rrit duke ëndërruar të bëhej ushtar dhe po shërbente në ushtri në Shkurt 2022 kur trupat ruse kaluan përtej kufirit. Ai luftoi afër Kievit, pastaj Soledar në Donbasin lindor, ku beteja ishte brutale. Atë verë të parë, Pavlo u transferua në Bakhmut.
“Një predhë ra pranë meje. Kam humbur të gjithë bërrylin. Nuk kishte mbetur asgjë,” thotë ai, duke përshkruar një sulm në të cilin u plagos rëndë.
Pavlo pranon se arritja në spital ishte një lehtësim i madh: jo vetëm sepse kishte mbijetuar, por sepse më në fund ishte jashtë vijës së parë. Plagët e Pavlos ishin të rënda. Atij i është prerë krahu i djathtë poshtë shpatullës, ende ndjen dhimbje aty ku i mungon gjymtyra. Proteza e tij bazë i jep atij lëvizje të kufizuar. Por ai donte të vazhdonte shërbimin, kështu që u bë oficer rekrutimi.
