Ministri i Brendshëm Besfort Lamallari ka refuzuar të komentojë mbi fatin e Ervis Martinaj, i zhdukur pa gjurmë që prej vitit 2023.
I pyetur nga gazetarët, Lamallari theksoi se çdo vlerësim mbi ecurinë e hetimeve i takon ekskluzivisht prokurorisë dhe jo institucioneve të tjera.
“Vlerësimin mbi nivelin e hetimeve nga policia e bën vetëm prokurori i çështjes. Nuk kam koment, aq më tepër për afate, pasi ato përcaktohen në varësi të kompleksitetit të çështjes,” u shpreh ai.
Zhdukja e Martinajt mbetet një nga çështjet më të bujshme dhe ende të pazbardhura në vend, ndërsa institucionet nuk kanë dhënë deri më tani një version përfundimtar mbi fatin e tij.
Ndërkohë, hetimet vijojnë, por pa detaje konkrete për publikun, duke lënë ende shumë pikëpyetje mbi një nga rastet më misterioze të viteve të fundit në Shqipëri.
