Vrasja e 78-vjeçarit në Korçë, zbardhen detaje: viktima u përlesh me autorin dhe u godit në kokë, trupi u gjet nga postieri

Data

Detaje të reja kanë dalë në dritë nga vrasja e një 78-vjeçari në Korçë, ku viktima, e identifikuar si Gëzim Vija, u gjet i pajetë brenda banesës së tij.

Sipas informacioneve, trupi i të moshuarit u zbulua mëngjesin e së enjtes nga punonjësi i postës, i cili kishte shkuar për t’i dorëzuar pensionin. Pasi nuk mori përgjigje nga viktima, ai njoftoi fqinjët dhe së bashku hapën derën e banesës, ku në një nga dhomat gjetën trupin e pajetë.

Ekspertiza mjeko-ligjore ka konfirmuar se 78-vjeçari kishte një plagë të rëndë në kokë, e shkaktuar me mjet të fortë, e cila rezultoi fatale. Dyshohet se para ngjarjes viktima është përleshur me autorin.

Policia dhe grupi hetimor janë rikthyer në vendin e ngjarjes për të mbledhur prova të tjera, ndërsa ende nuk është gjetur arma e krimit. Hetimet vijojnë me marrjen në pyetje të familjarëve dhe personave që mund të kenë dijeni për ngjarjen.

Deri më tani, autoritetet nuk kanë identifikuar autorin, ndërsa pista kryesore mbetet një konflikt i mundshëm që ka degjeneruar në dhunë fatale.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related