Një aksident rrugor është regjistruar paraditen e kësaj të enjteje në Tiranë, në zonën e Rruga Bardhyl.
Sipas informacioneve paraprake, një automjet ka përplasur një biçikletë në rrethana që ende nuk janë sqaruar plotësisht.
Si pasojë e përplasjes, drejtuesi i biçikletës ka mbetur i shtrirë në rrugë dhe është ndihmuar fillimisht nga kalimtarët e rastit, të cilët kanë ndërhyrë menjëherë për t’i dhënë ndihmën e parë.
Deri më tani nuk janë bërë të ditura identiteti i personit të lënduar apo gjendja e tij shëndetësore.
Policia pritet të zbardhë shkaqet dhe dinamikën e aksidentit.
