Mbi 1.4 milion euro, kjo është shifra që konsulenti amerikan Chris LaCivita ka marrë nga Partia Demokratike për fushatën e zhvilluar në zgjedhjet parlamentare të 11 majit. Në konferencë për mediat, Berisha tha se shifra e deklaruar ditën e djeshme, ishte 15 herë më e ulët se ajo që u pretendua nga Edi Rama.
Pavarëisisht humbjes së thellë që Lacivita i solli opozitës në parlamentaret 11 majit, Berisha e falënderon ekipin e LaCivitas për punën.
“Së pari ju dhe cdo shqiptar mësuat dje se shifra e paguar ishte 14 herë më e vogël nga ajo që shpalli Rama. Në rast se shkoni në mars të këtij viti, do të gjeni shifra 22 milionë e me radhë. E patë se kjo shifër ishte jo 10, por 15 herë më e ulët. Tullumbacja e skandalit të tyre, u cfry dhe atyre u ngeli mashtrimi në dorë. Ekipi i LaCivita padiskutim, ekpi më serioz në botë. Me ekspericën më të jashtëzakonshme, por dhe bëri më të mirën e mundshme. Dha një dihmë jashtëzakonisht të cmuar. Organizuan një fushatë të paparë më përpara. Por ekipi i tyre, nuk ihste përgjegjës për disktaurën e vendosur në Shqipëri nga Rama”, tha Berisha.
