Deputeti i PD-së, Klevis Balliu, ka publikuar një video në rrjetet sociale ku pretendon se Reforma në Drejtësi është themeluar dhe udhëhequr nga Fondacioni Soros, të cilin e cilëson si instrument të ekstremit të majtë.
Sipas Balliut, videoja e publikuar nga vetë fondacioni është provë që reforma nuk u ndërtua për drejtësi të pavarur, por për të mbrojtur qeverinë Rama nga llogaridhënia.
Ai thekson se Fondacioni Soros po hetohet aktualisht në SHBA për veprimtari të dyshuara kriminale.
Postimi i Klevis Balliut:
Provat që drejtësia e re u themelua nga Fondacioni Soros, instrument i ekstremit të majtë
Kjo video konfirmon dy të vërteta themelore:
1️⃣ Reforma në drejtësi u ndërtua dhe u orientua nga vetë Fondacioni Soros, i cili sot po hetohet në Shtetet e Bashkuara për veprimtari të dyshuara kriminale.
2️⃣ Kjo drejtësi, e cila ka dështuar në çdo pritshmëri publike, nuk u ngrit për të forcuar shtetin ligjor, por për t’i shërbyer pushtetit të majtë të Edi Ramës dhe për ta mbrojtur atë nga llogaridhënia.
