Kreu i PD-së, Sali Berisha, foli sërish para mbështetësve në foltoren e ngritur përpara Kryeministrisë, ku e cilësoi protestën e 20 shkurtit si “kryengritjen paqësore më të fuqishme” që vendi ka njohur pas asaj të 20 shkurtit 1991.
Në fjalën e tij, Berisha deklaroi se ajo ditë përfaqësoi, sipas tij, triumfin e guximit qytetar dhe të përgjegjësisë ndaj vendit, duke shtuar se “Tirana ishte në duart e qytetarëve”.
Ai akuzoi qeverinë dhe kryeministrin Edi Rama, duke e cilësuar qeverisjen aktuale si “organizatë kriminale” dhe duke thënë se, sipas tij, meriton “shekuj burg dhe dënime” për veprimet që pretendon se janë kryer.
Deklaratat e tij vijnë në një moment tensioni politik, në sfondin e debatit për çështjen e Belinda Ballukut dhe zhvillimeve në Këshillin e Mandateve.
