Kina përballet me sfida ndaj ambicjeve të saj ekonomike

Data

Kina shpalli të mërkurën objektivin e saj për një rritje ekonomike në nivel 5%. Ky parashikim është i pandryshuar nga viti i kaluar, pavarësisht sfidave ekonomike në rritje, përfshirë përshkallëzimin e tensioneve tregtare me Shtetet e Bashkuara.

Mbledhja më e madhe politike vjetore të Kinës pati një ton optimist, pavarësisht sfidave ekonomike në rritje.

Kryeministri Li Qiang vendosi objektivin e rritjes ekonomike të vendit këtë vit në rreth 5%, një nga rritjet më të shpejta në botë.

“Ky objektiv mbështetet nga potenciali i rritjes ekonomike dhe kushtet e favorshme”, tha ai.

Por pavarësisht optimizmit, Kina përballet me sfida të mëdha.

Kriza e zgjatur e pasurive të paluajtshme ka shkaktuar një rënie të çmimit të shtëpive dhe ka lënë shumë ndërtesa të zbrazëta.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related