Berisha: Regjimi i Ramës duhet rrëzuar, 10 shkurti faqe e re e rezistencës

Data

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka reaguar pas protestës së opozitës, duke e cilësuar atë si një moment historik në përpjekjet e qytetarëve për, sipas tij, liri dhe dinjitet.

Në një deklaratë për mediat, Berisha falënderoi qytetarët për pjesëmarrjen, duke theksuar se protesta dëshmoi se ata nuk nënshtrohen dhe do të vazhdojnë betejën kundër qeverisë. Ai e krahasoi 10 shkurtin me ngjarje të rëndësishme historike, duke e cilësuar si një kapitull të ri në atë që e quajti “kryengritje paqësore” kundër regjimit aktual.

Berisha përdori tone të ashpra ndaj kryeministrit Edi Rama, duke e akuzuar për drejtimin e një “regjimi autoritar” dhe duke deklaruar se qeveria aktuale duhet të largohet sa më parë.

Sipas tij, protesta e 10 shkurtit do të mbetet si një datë simbolike në përpjekjet e opozitës për ndryshim politik në vend.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related