Alarm në Qafë Thanë/ Përmbyset autoboti me gaz, bllokohet rruga dhe rrezik serioz për qarkullimin

Data

Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar paraditen e sotme në aksin Strugë–Qafë Thanë, rreth 3 kilometra larg doganës me Maqedoninë e Veriut, ku një autobot që transportonte gaz është përmbysur, duke shkaktuar bllokimin total të qarkullimit.

Sipas njoftimit zyrtar të Policisë Kufitare, autoboti i përfshirë në aksident ka zënë të gjithë gjerësinë e rrugës, duke e bërë të pamundur kalimin e mjeteve si në dalje nga Shqipëria, ashtu edhe në hyrje drejt Maqedonisë së Veriut. Për shkak të rrezikut që paraqet ngarkesa me gaz, autoritetet kanë vendosur masa të menjëhershme sigurie dhe kanë izoluar zonën.

Shërbimet emergjente dhe strukturat përkatëse janë në terren dhe po punojnë për stabilizimin e situatës, largimin e mjetit dhe hapjen sa më të shpejtë të segmentit rrugor. Deri në njoftimin e radhës, qarkullimi në këtë aks mbetet i bllokuar.

Autoritetet u bëjnë thirrje drejtuesve të mjeteve të shmangin këtë rrugë dhe të përdorin itinerare alternative, ndërsa u kërkohet qytetarëve të tregojnë kujdes dhe të ndjekin udhëzimet e policisë.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related