Berisha: Rama përgatiti skenar gjakderdhjeje në protestë

Data

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, deklaroi sot se protesta e 10 shkurtit ishte një “kryengritje paqësore” e qytetarëve dhe se do të mbetet, sipas tij, një moment i rëndësishëm në përpjekjen për rikthimin e demokracisë dhe dinjitetit në vend.

Në një dalje për mediat, Berisha akuzoi qeverinë se kishte përgatitur një skenar për përshkallëzim të situatës dhe përplasje me pasoja të rënda. Sipas tij, reagimi i forcave të rendit ndaj protestuesve ishte antikushtetues dhe i motivuar politikisht.

“Të tmerruar nga qëndrueshmëria e protestuesve, Rama kishte përgatitur skenarin e gjakderdhjes. Kishte përgatitur ekzekutimin e protestuesve paqësorë në shesh”, u shpreh Berisha.

Ai shtoi se në krye të strukturave të policisë ishte vendosur Sokol Bizhga, të cilin e akuzoi për veprime të rënda në të kaluarën, duke e konsideruar përgjegjës për përshkallëzimin e situatës gjatë protestës.

Berisha theksoi se, pavarësisht tensioneve, protesta dëshmoi vendosmërinë e qytetarëve për të vijuar përballjen me qeverinë, duke paralajmëruar se aksioni opozitar do të vazhdojë.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related