Berisha: Rama premtoi pasaportën europiane, por po u jep shqiptarëve atë serbe

Data

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka bërë thirrje për mobilizim qytetar më 12 mars, duke deklaruar se protesta synon largimin nga pushteti të kryeministrit Edi Rama.

Në një konferencë për mediat nga selia blu, Berisha u ndal edhe te një letër që, sipas tij, është firmosur nga Rama së bashku me presidentin serb Aleksandar Vučić, duke e cilësuar atë si një akt që dëmton interesat e shqiptarëve.

“Në këtë kontekst, letra e përbashkët që firmosi me padronin e tij Aleksandar Vuçiç, shqiptarëve që u premtoi pasaportën europiane u garanton pasaportën serbe dhe meriton të ndëshkohet me të gjitha format si tradhti e lartë kombëtare”, u shpreh Berisha.

Ai njoftoi se më 12 mars qytetarët do të mblidhen para Parlamentit në një protestë që ai e cilësoi si “kryengritje paqësore”.

“Data 12 është data e kryengritësve paqësorë shqiptarë, në të cilën ata do të mblidhen para Parlamentit për të kërkuar largimin e menjëhershëm të Edi Ramës”, deklaroi lideri i opozitës.

Sipas Berishës, protesta ka si qëllim ndryshimin e situatës politike në vend dhe rikthimin e votës së lirë për qytetarët.

“Kryengritja paqësore e shqiptarëve ka synim madhor shpëtimin e shqiptarëve nga ky regjim dhe rikthimin e votës së lirë tek ata”, përfundoi Berisha.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related