“Do ta denoncojmë në…”, Karabina paralajmëron ARRSH-në: U dha klientëve të qeverisë 13 tendera me vlerë 200 mln euro

Data

Zëdhënësja e grupimit të Lulzim Bashes, Mirela Karabina, në një deklaratë për mediat ka denoncuar se Autoriteti Rrugor Shqiptar u ka dhënë 13 tendera me vlerë 200 mln euro klientëve të qeverisë.

Karabina deklaroi se u vendosën në kriteret e tenderimit kushte dhe afate që asnjë kompani e huaj nuk kishte mundësi t’i plotësonte.

“Edhe pse këto procedura u publikuan në media ndërkombëtare, ministrja Balluku me zgjatimet e saj në ARRSH për të favorizuar 5 oligarkët e përhershëm që marrin këto tendera, vendosi në kriteret e tenderimit kushte dhe afate që asnjë kompani e huaj nuk kishte mundësi t’i plotësonte”, deklaroi ajo.

Ndërsa shtoi: “Në muajin qershor ARRSH ka shpallur fituesit e 200 milionë euro tendera, vlerat e të cilave si në çdo tenderim janë të tejfryra, gjë që faktohet edhe nga ofertat shumë herë më të ulëta të operatorëve ekonomikë në garë, të cilët nëse do të kualifikoheshin ata fitues dhe jo klientët e përherëshëm të qeverisë, buxhetit të shtetit do t’i kursehej 20 milionë euro ose 10% e vlerës totale të tenderuar.”

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related