Berisha: Rama po rrezikon integrimin në BE për të mbrojtur Ballukun

Data

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, deklaroi se qeveria shqiptare nuk plotëson asnjë kriter për integrimin në Bashkimin Europian, përveç pozicionit gjeostrategjik të vendit, duke akuzuar kryeministrin Edi Rama se po sakrifikon procesin e integrimit për të mbrojtur zv/kryeministren Belinda Balluku.

I pyetur se cila do të jetë përgjigjja e opozitës nëse integrimi i Shqipërisë në BE vihet në rrezik, Berisha u shpreh se reagimi do të jetë një kryengritje paqësore deri në largimin e Ramës nga pushteti.

“Kryengritja jonë do të jetë paqësore gjer në largimin e tij. Nuk vjen askush nga jashtë për ta larguar Ramën, duhet ta bëjnë qytetarët shqiptarë,” tha Berisha.

Ai shtoi se opozita ka dijeni për zhvillimet në kancelaritë evropiane dhe se paralajmërimet për dështimin e reformave janë bërë prej kohësh. Sipas tij, Rama sot po shkelmon me këmbë reformat që më parë i paraqiste si sukses madhor për integrimin.

Berisha e cilësoi situatën si të rrezikshme për të ardhmen europiane të vendit, duke akuzuar qeverinë se po vepron si regjim dhe jo si një pushtet i përgjegjshëm ndaj interesit kombëtar.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related