Krim i rëndë në Roskovec/ Burri vret bashkëshorten me pushkë dhe më pas veten, tensione mes familjarëve gjatë marrjes së trupave

Data

Një ngjarje e rëndë ka tronditur fshatin Kuman në Roskovec, ku një i moshuar dyshohet se ka vrarë bashkëshorten dhe më pas i ka dhënë fund jetës.

Sipas policisë, rreth orës 14:30, shtetasi Shefit Rrapaj, rreth 80 vjeç, ka qëlluar me armë zjarri tip pushkë bashkëshorten e tij, Dashuri Rrapaj, rreth 75 vjeçe, brenda banesës së tyre, dhe më pas është vetëvrarë.

Çifti jetonte prej rreth dy dekadash në këtë zonë, pasi ishte zhvendosur nga Levan. Ata ishin prindër të nëntë fëmijëve, shumica e të cilëve jetojnë jashtë vendit. Njëri prej djemve, që banonte me ta, është shoqëruar në polici për të dhënë dëshmi mbi rrethanat e ngjarjes.

Burime nga banorët bëjnë me dije se në familje kishte konflikte të vazhdueshme. Madje, vetëm pak ditë para krimit, policia kishte ndërhyrë për të qetësuar një tjetër përplasje mes bashkëshortëve. Po ashtu, raportohet se rreth një dekadë më parë, autori kishte tentuar t’i jepte fund jetës.

Pas ngjarjes, situata është tensionuar edhe më tej gjatë marrjes së trupave të viktimave, ku janë regjistruar përplasje mes familjarëve të çiftit.

Ndërkohë, motra e viktimës është transportuar me urgjencë në spitalin e Fier, për shkak të gjendjes së rënduar psikologjike.

Grupi hetimor vijon punën për të zbardhur plotësisht shkaqet dhe dinamikën e kësaj ngjarjeje të rëndë.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related