Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, akuzoi sot kryeministrin Edi Rama se ka dhënë urdhër për përdorimin e snajperëve me plumba gome ndaj protestuesve gjatë tubimit të djeshëm.
Në një konferencë për mediat, Berisha deklaroi se katër protestues janë qëlluar, tre prej tyre në kokë, duke e cilësuar këtë si një akt të rëndë dhe të qëllimshëm. Ai përmendi me emra disa prej të lënduarve, duke pretenduar se ata nuk po kryenin asnjë veprim të dhunshëm në momentin e goditjes.
Berisha akuzoi gjithashtu oficerin e lartë Sokol Bizhga si zbatues të urdhrave për të qëlluar protestuesit dhe e cilësoi situatën si një “skenar të përgatitur” për përshkallëzim të dhunës.
“E garantoj se do të mbajë përgjegjësi deri në fund për urdhrin e djeshëm, për skenarin e djeshëm,” u shpreh Berisha, duke iu referuar kryeministrit.
Deri më tani, nga autoritetet nuk ka një reagim zyrtar lidhur me këto akuza.