Pamje skandaloze janë publikuar në rrjet orët e fundit, ku si pasojë e reshjeve dhe keqmenaxhimit, Reparti i Fizioterapisë dhe Morgu në Spitalin Rajonal të Shkodrës janë përmbytur, duke bërë që spitali të dalë jashtë funksionit për disa orë, dhe vendosur në rrezik jetën e qytetarëve që kanë kërkonin shërbim shëndetësor.
Këshilltarja demokrate e Bashkisë Shkodër, Eliona Kodra Shkreli, ka ngritur alarmin mbi situaten e rëndë, ku nga një denoncim në rrjetet sociale, shprehet se është një pamje e cila nuk është parë asnjëherë në spitalin e Shkodrës, duke shtuar më tej se ky institucion është kthyer në një pronë private.
Denoncimi i plotë nga këshilltarja demokrate, Eliona Kodra Shkreli:
“Reshjet kanë nxjerrë në pah problemet që ka spitali më i madh verior nga mungesa e investimeve në të.
Në rrjetet sociale qarkulluan pamjet e spitalit të mbushur me ujë që tregon më së miri gjëndjen e mjeruar të godinës së spitalit pavarësisht se qeveria dhe ministria e linjës propagandojnë herë pas here investime fasadë copëzash, diku këtu e diku atje, por duke lënë në mëshirë të fatit institucionin më të madh shëndetësor në Veri.
Sot në katin e parë të spitalit, ku ndodhen Reparti i Fizioterapisë dhe Morgu, situata ka qënë e tillë….Një pamje e cila nuk është parë asnjëherë në spitalin e Shkodrës.
Përveç keqmenaxhimit që po i bëhet këtij spitali nga krerët drejtues që e kanë kthyer në pronë private, tashmë situata atje ka dalë jashtë kontrollit si pasojë e mungesës së investimeve dhe kujdesit që duhet treguar ndaj këtij institucioni.
Ky është realiteti Rilindas, investimet rilindase, imazhi rilindas të cilët janë shumë larg propagandës profesionale që i shitet shkodranëve e veriorëve nëpër rrjetet sociale të rilindasve në pushtet.
Korrupsioni ka përfshirë çdo qelizë të këtij pushteti nga koka e deri tek drejtuesi më i parëndësishëm. Të gjithë janë bërë bosë me lek, duke vjedhur taksat e shqiptarëve vetëm për pasurim vetjak.
Shqipëria e pasur por edhe e varfër….E pasur për shtetarët rilindas por e varfër dhe e mjeruar për shqiptarët e shërbimet që duhet t’u ofrohen nga shteti. Shqiptarët e shkodranët ikin nga sytë këmbët dhe këto pamje janë ‘fytyra’ e kësaj partie, e kësaj qeverie, e këtij pushteti që qelbet nga koka tek këmbët.
Këta nuk duhen larguar…këta duhen shporrur njëherë e më parë, njëherë e mirë…”
