Berisha për Salianjin: Ka kaluar vijat e kuqe dhe është vetëpërjashtuar nga Partia Demokratike

Data

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, u pyet nga gazetarët për rolin dhe funksionin aktual të Ervin Salianjit në PD, duke deklaruar se ai ka kaluar “vijat e kuqe” dhe se, sipas tij, është vetëpërjashtuar nga partia.

Berisha theksoi se nuk ekziston një vendim formal dhe i shkruar për përjashtimin e Salianjit, por nënvizoi se veprimet e tij e kanë nxjerrë jashtë strukturave politike të PD-së.

“Salianji sot është një njeri që ka kaluar vijat e kuqe. E kam thënë këtë dhe kaq është e gjithë puna”, u shpreh Berisha.

Ai shtoi se gjatë zgjedhjeve parlamentare Salianji ishte i burgosur politik, por sipas tij kjo çështje nuk ka lidhje me situatën aktuale.

“Çfarë lidhje ka Salianji me këtë? Ai ishte i burgosur politik kur u bënë zgjedhjet. Sot është një njeri që ka kaluar vijat e kuqe”, deklaroi kreu i PD-së.

I pyetur drejtpërdrejt nëse Salianji ka një funksion zyrtar në Partinë Demokratike, Berisha u përgjigj shkurt se vëmendja duhet të jetë te çështjet madhore politike dhe jo te individë të veçantë.

“Akoma mendja te Salianji? Ne këtu jemi për enciklopedinë e krimit që nuk është paraqitur kurrë”, tha ai.

Në fund, Berisha sqaroi se mungesa e një vendimi të shkruar nuk ndryshon faktin se, sipas tij, Salianji ka zgjedhur vetë të qëndrojë jashtë PD-së.

“Nuk ka një vendim të shkruar, por ai e ka vetëpërjashtuar veten. Ka kaluar vijat e kuqe”, përfundoi Berisha.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related