Ka një ngjashmëri të hatashme mes asaj që po i ndodh udhëheqësit të serbëve të Bosnjës, Milorad Dodik, dhe asaj që i ka ndodhur deri më sot dhe pritet t’i ndodhë edhe në të ardhmen kryetarit të PD-së, Sali Berishës.
Dodik-u u dënua nga një gjykatë me një vit burg për mosrespektim të vendimeve të Përfaqësuesit të Lartë ndërkombëtar në Bosnje. Vendimi u konfirmua nga Gjykata e Apelit dhe më pas KQZ-ja boshnjake i hoqi atij mandatin si president, duke e ndaluar të kandidojë në zgjedhje për gjashtë vjet
