Berisha për 20 shkurtin: Protestë paqësore, nuk biem në provokim

Data

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, deklaroi në një konferencë për shtyp se protesta e paralajmëruar për 20 shkurt do të jetë paqësore, duke theksuar se “paqja është forca jonë”.

I pyetur nga gazetarët për mundësinë e përplasjeve, Berisha u shpreh se opozita nuk kërkon dhunë dhe nuk do t’i përgjigjet provokimeve. Sipas tij, qytetarët do të dalin në protestë për të shprehur pakënaqësinë ndaj qeverisë, por pa synuar përplasje me efektivët e policisë.

“Protestuesit nuk shkojnë për të qëlluar policët dhe as për të ushtruar dhunë. Paqja është forca jonë”, tha ai, duke shtuar se tubimi do të jetë një reagim qytetar ndaj kryeministrit Edi Rama dhe qeverisjes së tij.

Berisha theksoi se protesta do të jetë një “kryengritje paqësore”, ndërsa u bëri thirrje mbështetësve të ruajnë qetësinë dhe të mos bien pre e provokimeve. Ai gjithashtu komentoi zhvillimet e fundit politike dhe reagimin ndërkombëtar ndaj protestave të opozitës, duke e cilësuar situatën si një përballje të fortë politike që, sipas tij, do të vijojë në ditët në vijim.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related