Tentoi të grabisë bankën me kallashnikov, arrestohet 58-vjeçari në Tiranë

Data

Një tentativë grabitjeje me armë zjarri është regjistruar paraditen e sotme në zonën e Delijorgjit, në Tiranë. Një 58-vjeçar, i identifikuar me inicialet B.F., ka hyrë në ambientet e një banke të nivelit të dytë rreth orës 11:15, i armatosur me kallashnikov dhe me një çantë ku dyshohet se synonte të fuste paratë.

Sipas të dhënave paraprake, autori ka qëlluar një herë në dysheme brenda bankës, duke shkaktuar panik te punonjësit dhe klientët. Fatmirësisht, nga të shtënat nuk ka persona të lënduar.

Policia ka ndërhyrë menjëherë pas njoftimit dhe ka arritur ta neutralizojë dhe ta arrestojë autorin në tentativë për t’u larguar nga vendi i ngjarjes. Mësohet se ai ka dorëzuar çantën me armën brenda në momentin e mbërritjes së efektivëve.

Arma e zjarrit është sekuestruar si provë materiale, ndërsa 58-vjeçari është shoqëruar në komisariat për veprime të mëtejshme hetimore. Autoritetet pritet të japin detaje të tjera pas përfundimit të procedurave.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related