Kreu i PD-së, Sali Berisha, ka mbajtur një fjalim para Kryeministrisë, ku ka lëshuar akuza të forta ndaj qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama.
Në fjalën e tij, Berisha e cilësoi protestën e 20 shkurtit 2026 si “kryengritjen paqësore më të fuqishme” pas viteve ’90, duke theksuar se ajo ishte një ditë reagimi qytetar kundër qeverisë aktuale.
Ai iu referua edhe mbledhjes së Këshillit të Mandateve për çështjen e Belinda Ballukut, duke pretenduar se ndaj saj rëndojnë nëntë vepra penale dhe se, sipas tij, rrezikon mbi 30 vite burg nëse akuzat provohen.
Berisha kundërshtoi deklaratat e përfaqësuesve të mazhorancës që kanë minimizuar rëndësinë e akuzave, duke theksuar se, sipas tij, çështja përbën një test për drejtësinë dhe për përgjegjësinë politike në vend.
