Problemet shëndetësore që shkaktojnë zmadhimin e prostatës, çfarë duhet të keni kujdes

Data

Por në bazë të të dhënave nga Shoqëria Urologjike Italiane, 10% e dyzetvjeçarëve në botë kanë shfaqur simptomat e para të problemeve me prostatën.

Hipertensioni, diabeti dhe kolesteroli mund të vendosin në rrezik shëndetin e prostatës para moshës së tretë. Hipertrofia e prostatës, ose siç njihet ndryshe zmadhimi i këtij organi shkaktohet edhe thjesht nga parametra shqetësues të hipertensionit apo kolesterolit

Hipertensioni shkakton 30% të rasteve të të prekurve nga kjo sëmundje. Ndërsa niveli i lartë i kolesterolit kap parametrat 25% të rasteve.

Një tjetër faktor që ndikon shfaqjen në moshë të re të zmadhimit të prostatës është dhe pesha e tepërt. Personat që kanë probleme me peshën, sipas të dhënave dyfishojnë rrezikun e hipertrofisë.

Ndërkohë që diabetikët dhe personat që pijnë më shumë se sa 10 cigare në ditë e rrisin probabilitetin me 57%.

Testosteroni, hormoni kyç

Sipas të dhënave mjekëve urolog, janë vënë re akoma dhe më shumë raste ku 40 vjeçarët kanë nivele shumë të ulëta të testosteronit.

Diçka e tillë vjen si pasojë e stresit, ushqimit në mënyrën jo të duhur dhe mungesën e aktivitetit fizik.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related