Sali Berisha deklaron se kandidati Arkend Balla, ose siç e cilëson ai, kandidati i kartelit Troplini në Durrës mori 5 mijë vota më shumë se kryeministri Edi Rama.
Berisha thekson se “përpjekjet për të injoruar ndikimin në farsën elektorale të karteleve të drogës, organizatave dhe grupeve kriminale, të koordinuara nga Ergys Agasi, përbëjnë një krim tjetër madhor dhe të shëmtuar, dimension tipik të farsës elektorale të narkoshteteve”.
Berisha deklaron se në vitin 2021, Arkend Balla, mori gjithsej 2500 vota, por tashmë që u konvertua në “Arkend Troplini”, mori 21 mijë vota,
Berisha tha gjithashtu se në zgjedhjet e 11 majit ka pasur ndërhyrje të madhe të grupeve kriminale, të cilat sipas tij, kanë diktuar votën e qytetarëve.
