Vasili: Rama është peng, sulmon drejtësinë kur i troket në derë

Data

Ish-deputeti i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili, ka reaguar ashpër pas fjalimit mbi dy orësh të kryeministrit Edi Rama në mbledhjen e Grupit Parlamentar të PS-së, duke e akuzuar se ka ndryshuar qëndrim ndaj drejtësisë sapo hetimet janë afruar tek zyrtarët e qeverisë.

Në një intervistë televizive, Vasili deklaroi se Rama deri dje krenohej me reformën në drejtësi dhe e konsideronte atë si një arritje të tijën, por sipas tij, situata ndryshoi kur organet e drejtësisë nisën të hetojnë bashkëpunëtorët e afërt të kryeministrit.

“Kur arrestoheshin figura të opozitës, drejtësia ishte e mirë dhe funksionale. Tani që hetimet po afrohen tek qeveria, ajo quhet e kapur dhe e padrejtë,” – u shpreh Vasili, duke folur për një standard të dyfishtë në raport me sistemin e drejtësisë.

Ai theksoi se në vend ka, sipas tij, “një oqean me prova” për abuzime me fondet publike, duke përmendur si shembull projektet infrastrukturore dhe rrugët që janë dëmtuar pak kohë pas përfundimit. Sipas Vasilit, problemet me infrastrukturën tregojnë për keqmenaxhim dhe shpërdorim fondesh.

Në reagimin e tij, Vasili përdori tone të ashpra ndaj kryeministrit, duke e cilësuar atë si një lider që po sulmon drejtësinë vetëm për të mbrojtur veten dhe bashkëpunëtorët e tij. Ai shtoi se situata aktuale politike është pasojë e mënyrës se si është qeverisur vendi ndër vite.

Deklaratat e Vasilit vijnë në një moment tensioni të lartë politik, teksa mazhoranca dhe opozita përplasen për çështje që lidhen me hetimet e SPAK dhe kërkesat për autorizime arresti ndaj zyrtarëve të lartë.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related