“Berisha godet nga brenda: Akuzon Këlliçin për lidhje me Ballukun në protestat kundër Veliajt”

Data

Për herë të parë kreu i Partisë Demorkatike, Sali Berisha ka artikuluar dje publikisht një përplasje të brendshme në selinë blu që reflekton krizën e besimit edhe brenda të tijve. Kryedemokrati Berisha për herë të parë ka pranuar se Belind Këlliçi u ndihmua nga zv/kryeministrja Belinda Balluku në protestat kundër Erion Veliajt para Bashkisë së Tiranës. Deklarata e Berishës u bë nga selia blu, ku zv/kryeministren Balluku të pandehur për tunelin e Llogarasë, e quajti si hajduten më të madhe në histori, por thotë se ndaj saj nuk do të bëjë protesta dhe flet për një luftë tjetër të brendshme, këtë radhë në kampin rozë.

Por, teksa komentonte Ballukun, Berishës i shpëtoi edhe kjo akuzë që fundos Këlliçin, duke thënë se zv/kryeministrja i përleu protestat e demokratëve duke sjellë njerëz nga zyra e saj kundër Veliajt. “U bënë protestat kundër Veliajt, Belinda çonte njerëz nga zyrat e veta për të përlyer protestat. Po të shkojmë ne tek kjo për protestë, Elisa Spiropali nxjerr jashtë gjysmën e ministrisë së jashtme. Jo, nuk na duhet ne kjo. Nuk do nxjerrë kush gështenjat me duart tona.  Ne do e kapim djallin për brirësh, të parin Edi Ramën. Nëse Rama do të bëjë përgjegjësen kryesore Belindën, ai gënjen veten.

Këtij do t’i kërkohet dorëheqja, por nuk e japin kurrë. Dy vetë nuk japin dorëheqje, ky dhe Altin Dumani, po atij i përfundon afati. Se dhe ai është vegël e këtij”, deklaroi dje Berisha duke folur në një konferencë për mediat nga selia blu. Këtë Berisha e shprehu për herë të parë, pa i dhënë shumë zë, nëse ai ishte në dijeni që gjatë zhvillimit të protestave, se kjo po ndodhte, apo e mësoi në përfundim të tyre nëse deputeti i tij dhe drejtuesi politik i Tiranës ka vepruar pas krahëve.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related