Gazetari Arion Sulo, i ftuar në një program televiziv ka komentuar vizitën e presidentit të Turqisë Rexhep Tajip Erdogan në Shqipëri.
Sulo tha se përurimi i Xhamisë së Namazgjasë është vonuar pesë vite. Ai shtoi se nuk ka pasur ftesë në përurim për kreun e KMSH, Bujar Spahiu, pasi Turqia atë e konsideron si “gylenist”, grupimi që Erdogan lufton në shtetin turk.
Arion Sulo vlerësoi se mund të ketë përçarje të bashkësisë fetare islame në Shqipëri për shkak të ndërhyrjes së huaj politike (turke). Ai në fund tha se uron që gjithsesi në bashkësinë islame të ketë sa më pak përçarje dhe se besimtarët myslimanë e kanë pasur të nevojshme një xhami si ajo e Namazgjasë.
Arion Sulo: Kërkesa e presidentit Bajram Begaj në drejtim të presidentit turk Rexhep Tajip Erdogan se presidenca nuk ka shumë hapësirë nuk ishte dëgjuar më parë. Do e kuptoja Begajn, nëse do ishte një president si Alfred Mosiu. Begaj nga fillimi i Presidencës nuk ka korrigjuar ndonjëherë maxhorancën ose të ketë bërë negociatën për krizat politike në vend. Do thosha që president nuk të bën zyra. Kur Erdogani kërkoi goditje ndaj FETO-s në vitet e mëhershme, janë mbyllur shkolla e kopshte. Xhamia e Namazgjasë është kontribut i myslimanëve turq për myslimanët shqiptarë.
