Berisha: Gabimi i jetës time, toleranca ndaj skemave piramidale

Data

Sali Berisha, mbrëmjen e sotme ka qenë i ftuar në emisionin “Zonë e Lirë”, ku u pyet ku ka gabuar gjatë qeverisjeve të tij. Ai veçoi skemat piramidale dhe ligjin për pronën.

“Çdo natë bëj bilancin e ditës, ku gabova, që të mos i përsëris. Së pari, kështu jam tokësor. Ka dy kategori, janë disa si puna ime që besojnë se nuk ka të pagabueshëm. Por bazuar në këtë më jep mundësinë të tejkaloj veten time. Po të marrim momente të veçanta, toleranca e skemave piramidale. Ai mbetet gabimi i jetës time dhe për këtë kam dhënë zgjidhje politike. Ligji i tokës, 7501, ishte i drejtë për kohën. Por u tejkalua dhe desha të ndërhyj. Bullgarët kishin të njëjtin ligj me ne dhe e rishikuan. Nuk e bëra për një kompleks arsyesh.”– tha lideri demokrat.

Berisha deklaroi se nëse opozita fiton, në Shqipëri fondacioni i George Soros do të mbyllet.

“Flasim për mbylljen e fondacionit. Ligji i desorisifikimit po përgatitet.” – tha Berisha.

Ndër të tjera, Berisha deklaroi se Prokurroria e Posaçme sot nuk ka nga askush kontroll institucional dhe sipas tij, ky është gabimi kryesor. Ai tha se nuk ka ndërmend asgjësimin e institucionit të akuzës, por do t’i drejtohet Komisionit të Venecias në lidhje me atë që e quajti “karakteri politik i prokurorisë”.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related