Zgjedhjet e 11 majit, Edi Rama: PS, makineri fitoreje e pathyeshme

Data

Kryeministri Edi Rama iu përgjigj dje komenteve në rubrikën “Sy m’Sy” edhe sa i takon votimit në zgjedhjet e 11 majit. “Vota shkon atje ku e çon dhe ato përrallat me manipulime me përmbysje të vullnetit popullor janë përrallat e humbësve, e humbësve kronikë që kanë humbur dhe do të vazhdojnë të humbin, sepse nuk duan të përballen me realitetin e humbësit”, u shpreh Rama. “Kur ndodh që ti humb prapë një palë zgjedhje, dhe më ka ndodhur mua në 2009, edhe pse me më pak se 1%, edhe pse zgjedhje me shumë dhunë, dhe nxorëm mësime.

Zgjedhjet e 2011-ës në Tiranë, me 10 vota na i morën, nxorëm mësime dhe ndërtuam makineri fitoreje që është e pathyeshme. PS është e pathyeshme sepse ne punojmë çdo ditë dhe nuk flas për qeverinë, flas për Partinë Socialiste. Ne pas zgjedhjeve fillojmë punët për zgjedhjet e tjera”, theksoi Kryeministri. Sipas Ramës, falës punës së realizuar nga mazhoranca socialiste për herë të parë kemi hyrë në procesin e materializmit të ëndrrës së madhe europiane. “Për herë të parë ne kemi hyrë në procesin e materializmit të ëndrrës së madhe: “E duam Shqipërinë si gjithë Europa”, për herë të parë na ndodh që të kemi një përputhje të rrethanave tona të brendshme dhe të kësaj ëndrre me rrethanat e brendshme të Europës dhe me vullnetin e tyre për të na marrë brenda. Kur Europa ishte më e hapur ndaj zgjerimit, ne nuk ishim kërkund, dhe kur ne filluam të bëheshim më të pranueshëm ata humbën dëshirën për zgjerimin. Në këtë moment, janë përputhur gjërat”, u shpreh Rama.

“Ne kemi rënë dakord që t’i mbyllim negociatat në 2027-n, që i bie në më pak se 3 vite dhe kjo nuk i ka ndodhur asnjë vendi. Kroacisë i janë dashur 7 vite, Mali i Zi ka vite e vite që është në këtë proces dhe kjo për rastin tonë, sepse është përputhur rritja e besueshmërisë tonë, rritja e respektit ndaj nesh falë punës që ne bëjmë, me nevojën e tyre për të zgjeruar BE dhe për të dhënë një sinjal shumë të fortë që po shkojmë drejt një riunifikimi të Europës dhe përsëri në mars ne do të hapim grup-kapituj të tjerë zyrtarisht të negociatave. Në këtë proces janë 1000 persona që punojnë me negociatat në të gjithë sektorët”, deklaroi Rama.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related