Sali Berisha ka rënë sërish pre e “qytetarit dixhital”, figurë që ai vetë e ka promovuar prej vitesh si burim denoncimesh publike. Këtë herë, në faqen e tij është publikuar një tekst që pretendohet si denoncim alarmant për Shkollën Profesionale “Kristo Isak” në Berat, por që nuk përmban asnjë fakt konkret, as emra, as ngjarje të verifikueshme apo shkelje të qarta ligjore.
Ajo që bie menjëherë në sy është gjuha e përdorur: fraza të gjata, të përgjithshme, me tone morale universale dhe përsëritje abstrakte si “situatë alarmante”, “terr”, “mungesë besimi” dhe “rrezik abuzimi”, pa u shoqëruar me prova apo raste specifike. Pikërisht këto elemente kanë nxitur ironi dhe komente se teksti duket i gjeneruar nga inteligjenca artificiale, konkretisht nga ChatGPT, dhe i publikuar pa asnjë filtër redaktorial.
Nuk është hera e parë që “denoncimet” e qytetarit dixhital prodhojnë më shumë tallje sesa reagime institucionale. Rasti i fundit e thellon edhe më shumë këtë paradoks: një tekst mekanik dhe i paqartë publikohet si alarm shoqëror, duke ekspozuar jo institucionin e përmendur, por mungesën e seriozitetit në komunikimin politik.
Në fund, mbetet përshtypja se teknologjia, kur përdoret pa përgjegjësi, mund të shndërrohet në karikaturë politike, ndërsa “qytetari dixhital” vazhdon të tallet me krijuesin e vet.
