Berisha anulon Foltoren para Kryeministrisë, PD në mbështetje të protestës së Koalicionit për Familjen

Data

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka njoftuar se nuk do të zhvillojë këtë të hënë Foltoren e përjavshme para Kryeministrisë, pasi në të njëjtën orë janë paralajmëruar disa aktivitete dhe protesta qytetare.

Berisha bëri të ditur se Partia Demokratike pritet të mbështesë protestën e organizuar nga Koalicioni për Familjen, e cila zhvillohet në Ditën Ndërkombëtare të Fëmijëve dhe lidhet me kundërshtimin e udhëzimit të Ministrisë së Shëndetësisë për terapinë hormonale për personat transgjinorë.

“Do të diskutohet, sot ka disa aktivitete. Sot është dita e fëmijëve, por Koalicioni për Familjen ka vendosur të organizojë një protestë. Shanset janë që ne të mbështesim protestën e koalicionit për familjen”, deklaroi Berisha.

Ai kritikoi ashpër qeverinë për politikat që lidhen me trajtimin hormonal të të miturve, duke argumentuar se vendime të tilla nuk duhet të merren para moshës madhore.

“Çdo veprim para kësaj moshe është një atentat në identitetin njerëzor. Unë shpreh solidaritetin tim me Aleancën për Familjen”, tha lideri demokrat.

Deklaratat e Berishës u bënë para ambienteve të SPAK, ku ai ishte paraqitur në zbatim të masës së sigurisë “detyrim paraqitje”.

Ndërkohë, gjatë ditës së sotme në Tiranë priten protesta dhe tubime të ndryshme qytetare, mes tyre edhe reagime që lidhen me debatet e fundit publike për çështjet sociale dhe projektin e diskutuar në zonën e Zvërnecit.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related