Drejtori i Policisë Rrugore, Altin Qato i ftuar në një emision televiziv foli për radarët dhe mënyrën se si efektivët veprojnë kur konstatojnë shkelje të rregullave.
Ai theksoi se mbikëqyrja e e kulturës së komunikacionit bëhet aktualisht me radarë mobil (të lëvizshëm). Sipas Qatos, shumë shpejt Shqipëria do të këtë qendrën e saj të monitorimit me radarë fiks.
“Ne kemi radar mobil të lëvizshëm. Tani është në përfundim projekti madhor, që po bën Autoriteti Rrugor për Qendrën e Monitorimit Kombëtar, të cilët janë radar fiks.
