Berisha akuzon Ramën për mashtrim me prokurimet publike: Integriteti ka rënë me 14 pikë

Data

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka akuzuar kryeministrin Edi Rama për manipulim të të dhënave mbi prokurimet publike, duke deklaruar se transparenca dhe integriteti në këtë sektor kanë pësuar rënie të ndjeshme gjatë viteve të fundit.

Në një deklaratë për mediat, Berisha tha se Rama ka paraqitur shifra të pasakta dhe ka keqinterpretuar raportet e institucioneve kombëtare dhe ndërkombëtare për të paraqitur një situatë më pozitive nga realiteti.

“Sistemi i prokurimeve publike nuk ka njohur përmirësim, por përkeqësim progresiv”, deklaroi ai.

Berisha kujtoi se Shqipëria ishte ndër vendet e para që aplikoi sistemin dixhital të prokurimeve publike dhe se ky sistem ishte vlerësuar ndërkombëtarisht për nivelin e transparencës.

“Shqipëria ishte vendi i parë në botë që aplikoi sistemin dixhital të prokurimeve. Në vitin 2010, OKB i akordoi Shqipërisë çmimin e dytë në botë për transparencën në shërbimin civil”, tha kreu i PD-së.

Sipas tij, në periudhën 2010–2012 integriteti i prokurimeve publike vlerësohej në nivelin 80%, ndërsa më pas ka pësuar rënie të vazhdueshme.

“Integriteti i prokurimeve publike ka rënë në një mesatare prej 70%, ndërsa në vitin 2026 ka zbritur në 66%, çka përbën një rënie prej 14 pikësh”, deklaroi Berisha.

Ai e cilësoi këtë situatë si “përkeqësim dramatik”, duke shtuar se zhvillimi teknologjik duhej të kishte sjellë më shumë transparencë dhe jo rënie të standardeve.

“Në vend që teknologjia më e avancuar të sillte rritje të integritetit, kemi përkeqësim të vazhdueshëm”, u shpreh ai.

Berisha akuzoi gjithashtu kryeministrin Edi Rama për propagandë dhe manipulim publik mbi rezultatet e qeverisë në këtë sektor.

“Njeriu që në çdo fjali nxjerr një gënjeshtër është bërë barsoletë e vërtetë”, deklaroi kreu i opozitës.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related