Berat/ Zjarret përfshijnë sipërfaqe pyjore, rrezikohen banesa dhe toka bujqësore

Data

Dy vatra zjarri janë regjistruar këtë fundjavë në qarkun e Beratit, duke shkaktuar dëme në sipërfaqe pyjore dhe rrezikuar banesa dhe toka bujqësore.

Një vatër zjarri ka përfshirë zonën e fshatit Mbrakull në Bashkinë Poliçan, ku flakët kanë përfshirë një sipërfaqe të madhe me pisha. Përhapja e zjarrit po favorizohet nga era e fortë dhe temperaturat e larta.

Një vatër tjetër zjarri ka rënë në fshatin Virjon, Bashkia Berat, ku dyshohet se shkaku ishte një defekt në linjën elektrike.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related