“Vazhdojmë të mbështesim SPAK”- Zyrtari i lartë i KE i përgjigjet Greqisë për Fredi Belerin: Nuk komentojmë çështje që janë në hetim! Ja debati në Bruksel (VIDEO) Jan 25, 2024 | 22:55

Data

tha se çështja ‘Beleri’ është një çështje europiane.

“Ne nuk mund të komentojmë mbi hetimet që vazhdojnë por, ne kemi bërë dhe vazhdojmë të bëjmë thirrje që procesi te jetë i rregullt. Në të njëjtën kohë është e rëndësishme që ne të vazhdojmë të mbështesim SPAK-un, strukturën kundër krimit të organizuar.”, tha Hagleitner, Shefi i Njësisë përgjegjëse për Politikat dhe Strategjinë Rajonale të Ballkanit Perëndimor, Fqinjësia dhe Negociatat e Zgjerimit  në Komisionin Evropian.

Eurodeputetja dhe përfaqësuesja e shtypit e Eurogrupit të ND Anna Michel Asimakopoulou, e cilësoi rastin e kryebashkiakut të zgjedhur të Heimarrës, Fredi Beleri, si “evropian ”, gjatë debatit në Komisionin e Jashtëm të Parlamentit Europian për situatën politike në Shqipëri.

Asimakopoulou deklaroi se “të hënën është dhënë një shtyrje e dytë për çështjen e Fredit Beleri dhe shtyrja ka të bëjë me kërkesën e tij për të marrë leje për t’u betuar, siç kërkohet nga respektimi i prezumimit të pafajësisë”.

Asimakopoulou theksoi se “këtë e kërkoi edhe kryeministri Kyriakos Mitsotakis në Samitin BE-Ballkani Perëndimor, jo sepse Fredi Beleri i përket pakicës etnike greke të Shqipërisë, por sepse është një rast evropian i respektimit të shtetit të së drejtës. në një vend kandidat për anëtarësim”.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related