Kandidatja për kreun e PD, Mereme Sela: Bashkimi i opozitës çelësi për të përballur Edi Rama

Data

Mjekja Mereme Sela, e vetmja kandidate së cilës iu pranua dosja për garën për kreun e Partia Demokratike e Shqipërisë, ka shpjeguar për herë të parë vizionin e saj politik dhe mënyrën se si synon të përballet me kryeministrin Edi Rama.

Në një intervistë televizive, Sela u shpreh se prioriteti i saj kryesor nuk është një “luftë për karrige”, por ndërtimi i një opozite të bashkuar dhe funksionale.

Sipas saj, hapi i parë për të sfiduar qeverinë është bashkimi i të gjitha forcave opozitare dhe ndërtimi i një programi të qartë politik. Ajo theksoi se përçarjet e brendshme kanë dobësuar opozitën dhe se kjo situatë duhet të marrë fund.

“Fillimisht duhet të bashkojmë opozitën dhe të kemi një opozitë dinjitoze që punon për interesin e qytetarëve, jo për konflikte të brendshme”, u shpreh Sela.

Kandidatura e saj ka tërhequr vëmendje pasi ajo nuk ka qenë më parë një figurë e njohur në politikë, ndërsa hyn në garë përballë liderit historik të PD-së, Sali Berisha.

Zgjedhjet për kreun e Partisë Demokratike pritet të mbahen më 23 maj, në një klimë debatesh të forta brenda kësaj force politike.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related