Britania e Madhe ka tërhequr përkohësisht stafin nga ambasada e saj në Teheran, mes rritjes së tensioneve midis Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Iran.
Ministria e Jashtme britanike konfirmoi se ambasada do të vijojë funksionimin në distancë, ndërsa disa vende të tjera kanë paralajmëruar qytetarët e tyre të largohen nga rajoni për shkak të rrezikut të përshkallëzimit.
Edhe ambasada amerikane në Izrael u ka dhënë mundësi disa punonjësve jo emergjentë të largohen. Mediat amerikane raportojnë se ambasadori Mike Huckabee ka rekomanduar që ata që duan të largohen, ta bëjnë sa më shpejt.
Tensionet u shtuan pas bisedimeve të fundit në Gjenevë mes Uashingtonit dhe Teheranit për programin bërthamor iranian. Ndërmjetësi Oman foli për “progres të rëndësishëm”, ndërsa nga SHBA ende nuk ka reagim zyrtar.
Presidenti Donald Trump ka paralajmëruar veprim ushtarak nëse nuk arrihet marrëveshje, ndërsa Irani ka deklaruar se do t’i përgjigjet çdo sulmi. Ndërkohë, Kina, India dhe Kanadaja u kanë bërë thirrje qytetarëve të tyre të largohen nga Irani për arsye sigurie.
