Zgjedhja e relatorit të çështjes së tij në Gjykatën e Lartë, Salianji nga burgu: Po manipulohet shorti

Data

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji ka reaguar nga burgu lidhur me zgjedhjen e relatorit të çështjes së tij në Gjykatën e Lartë.

Salianji e ka cilësuar si “pengmarrje” procesin gjyqësor ndaj tij, ndërsa shprehet se çdo vendim merret me urdhër të kryeministrit Edi Rama. Ai shprehet se Gjykata e Lartë ka nxjerrë dy trupa e dy relatorë të ndryshëm për rastin e tij.

“Ndryshimi apo manipulumi i shortit bëhet për të vonuar shqyrtimin dhe vendimmarrjen dhe po ashtu për të mbajtur nën presion gjyqtarët duke krijuar dy trupa. Një trupë që do të shqyrtojë çështjen, dhe një si siguresë për nevojën e qeverisë!”, shkruan Salianji ndër të tjera. Sipas tij e gjithë kjo po bëhet me qëllim mbajtjen e tij larg zgjedhjeve dhe aktivitetit publik.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related