BE nis heqjen graduale të masave ndaj Kosovës, priten hapat e radhës në varësi të situatës në veri

Data

Qeveria në detyrë e Kosovës është në pritje që Bashkimi Evropian të fillojë zbatimin e hapave të parë drejt heqjes së masave ndëshkuese, përfshirë rifillimin e takimeve të nënkomiteteve të Marrëveshjes së Stabilizim-Asociimit (MSA) dhe projektet e asistencës teknike në kuadër të Kornizës Investuese për Ballkanin Perëndimor. Këto projekte prekin fusha strategjike si energjia dhe infrastruktura.

Nga BE-ja është konfirmuar se procesi ka nisur, por heqja e plotë e masave do të varet nga një de-përshkallëzim i qëndrueshëm i tensioneve në veri të vendit. Këtë e ka theksuar zyrtarisht edhe zëdhënësja e Komisionit Evropian, Anitta Hipper, duke shtuar se çdo hap i ardhshëm do të jetë i kushtëzuar me përparimin konkret në terren

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related