Albana Vokshi: Maskat bien, sot protestë kundër sistemit që vjedh shqiptarët

Data

Deputetja Albana Vokshi ka bërë thirrje për pjesëmarrje masive në protestën kombëtare që mbahet sot në Tiranë, duke e cilësuar atë si një reagim qytetar kundër një sistemi që, sipas saj, mashtron, vjedh dhe tallet me shqiptarët.

Në një reagim publik, Vokshi thekson se protesta e 10 shkurtit nuk është kundër një individi të vetëm, por kundër një sistemi të tërë pushteti që vepron në dëm të qytetarëve. Ajo shprehet se ka ardhur momenti që heshtja të marrë fund dhe se sot, sipas saj, maskat bien.

Protesta kombëtare e thirrur nga Partia Demokratike do të zhvillohet në orën 17:00 para Kryeministrisë. Opozita kërkon dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama dhe zëvendëskryeministres Belinda Balluku, pas skandaleve të njëpasnjëshme të denoncuara në publik.

Sipas organizatorëve, protesta synon të dërgojë një mesazh të fortë politik dhe qytetar, duke e konsideruar tubimin si një reagim kundër korrupsionit dhe keqqeverisjes.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related